Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për herë të parë pas një periudhe të gjatë krijimin e Gjykatës Speciale.
Thaçi ka rrëfyer arsyet që çuan Kosovën drejt këtij vendimi, duke thënë se vendi ishte “mes dy zjarreve” dhe se zgjedhja e bërë në atë kohë ishte “e keqja më e vogël”. “Kosova ishte midis dy zjarresh: të themelonte gjykatën bashkërisht me partnerët ndërkombëtarë, ose të lejonte formimin e saj nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
U përcaktuam për të keqen më të vogël për Kosovën.
Kështu e evituam Rusinë dhe Kinën nga procesi; sikur të ndodhte e kundërta, do të ishte një kthim prapa për Kosovën në kuptimin legal, politik dhe historik.
Për rrethanat thelbësore të ardhjes deri te formimi i kësaj gjykate dhe ecuria e më pastajme, si një proces i gjatë dhe intrigues, nuk mund dhe nuk dua të flas.
Ishja i zotuar nga ana ime të mos i ndodhte asgjë e keqe Kosovës.
Tani jam duke paguar çmimin në lëkurën time.
Por, kapërcen edhe kjo vështirësi”, u shpreh Thaçi Në një intervistë për “Top Story” nga Haga.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





