Bashkimi Evropian nuk do të dërgojë vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet në Kosovë

BE-ja nuk do të dërgojë asnjë vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, që do të mbahen më 7 qershor.

Procesi zgjedhor i këtij viti do të zhvillohet pa ndihmën e ndërkombëtarëve.

Zyra e Presidencës së Kosovës ka sqaruar se për shkak të kohës së shkurtër nuk është e mundur dërgimi i një misioni vëzhgues të zgjedhjeve.


- Advertisement -

Për shkak të kësaj, BE-ja po shqyrton një prani ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve përmes Zyrës së BE-së në Kosovë, shteteve anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë të pranishëm në vend.

Kosova ka interes që zgjedhjet të zhvillohen me rregull, transparencë dhe në përputhje me standardet demokratike.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *