Ardian Gjini prezanton zotimet për sektorin e energjisë dhe infrastrukturës në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka prezantuar zotimet e tij për sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, duke theksuar se faturat e larta të energjisë dhe projektet e papërfunduara po rëndojnë drejtpërdrejt qytetarët.

Sipas Gjinit, “secila faturë e shtrenjtë e rrymës dhe çdo rrugë e mbetur në gjysmë janë taksë e fshehur që e paguajnë familjet tona”.

Ai ka bërë të ditur se Aleanca synon të garantojë pavarësinë energjetike të Kosovës përmes një plani konkret pune, i cili parasheh investime në modernizimin e KEK-ut, uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, si dhe zhvillimin e infrastrukturës strategjike rrugore dhe hekurudhore.


- Advertisement -

Gjini ka theksuar se këto investime do ta lidhin Kosovën më fuqishëm me tregjet rajonale dhe do të krijojnë bazë më të fortë për zhvillim ekonomik e siguri energjetike. “Aleanca vjen me një plan të pastër pune për të garantuar pavarësinë tonë energjetike”, ka deklaruar ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *