Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Robert de Groot, para nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë për projektin e përmirësimit të pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.
Në komunikatën për media, kryeministri Kurti i shprehu mirënjohje zëvendëspresidentit De Groot për vizitën dhe pranoi urimet për presidenten e re. “Në këtë frymë u diskutua për mundësitë konkrete të rritjes së vëllimit të bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta.” Duke theksuar rëndësinë e rritjes së qëndrueshme ekonomike, për të cilën mori përgëzime, kryeministri Kurti foli gjithashtu për planet për investime në hekurudha, ndërtimin e pesë digave të reja, si dhe për infrastrukturën sportive përgatitore për Lojërat Mesdhetare 2030. “Po ashtu, në takim u diskutua për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes dhe për energjinë, përkatësisht kapacitetet e reja dhe diversifikimin e burimeve,” thuhet në komunikatë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





