Asocacioni i Komunave të Kosovës ka vendosur ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e Qeverisë Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, duke e kontestuar atë si ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal.
Sipas përfaqësuesve të komunave, rregullorja e re prek drejtpërdrejt autonominë lokale dhe kufizon hapësirën vendimmarrëse të komunave në menaxhimin e shërbimit civil në nivel lokal.
Në një prononcim për media, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka kritikuar këtë vendim, duke e cilësuar si vazhdimësi të ndërhyrjeve nga niveli qendror. ‘Kjo është tentativë e radhës e nivelit qendror për të ndërhyrë në punët e komunave dhe për të cenuar autonominë e tyre, e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare.
Komunat nuk do ta lejojnë një gjë të tillë’, tha mes tjerash Latifi.






