FSK-së në SOF Week 2026: Avancimi i Operacioneve Speciale të Kosovës në skenën ndërkombëtare

Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në konferencën më të madhe ndërkombëtare të Operacioneve Speciale-SOF Week 2026, e organizuar nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USSOCOM) në Tampa, Florida.

Delegacioni i Operacioneve Speciale të FSK-së zhvilloi takime me liderë të lartë të komunitetit të Operacioneve Speciale, duke përfshirë pritjen nga Komandanti i USSOCOM, Admiral Frank M.

Bradley, si dhe nga Komandanti i Operacioneve Speciale për Evropë (SOCEUR), Lieutenant General Richard E.


- Advertisement -

Angle.

Pjesëmarrja në këtë konferencë strategjike dëshmon avancimin profesional dhe rritjen e rolit të Operacioneve Speciale të FSK-së në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

SOF Week shërben si platformë strategjike për forcimin e partneriteteve, shkëmbimin e përvojave operacionale dhe zhvillimin e kapaciteteve moderne të Operacioneve Speciale në nivel global.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *