Ardian Gjini diskuton me shefin e EULEX-it për sistemin e drejtësisë në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Gjini, së bashku me nënkryetarin e Aleancës, Burim Ramadani, ka diskutuar me Lopes për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe avancimin e sistemit të drejtësisë në vend. “E pashmangshme në këtë takim ishte edhe çështja e vendimit të nesërm për katër ish-krerët e UÇK-së”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se kanë shprehur bindjen e tyre për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, duke shtuar se beson që edhe verdikti i nesërm do të jetë në përputhje me këtë bindje. “Shprehëm bindjen tonë të palëkundur për pafajësinë e tyre, duke besuar se edhe verdikti i nesërm do të jetë në përputhje me këtë bindje”, ka deklaruar Gjini.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *