Alis Kallaci ka finalizuar udhëtimin e tij në Eurovision 2026 duke u renditur në vendin e 13-të me këngën ‘Nan’.
Performanca e artistit shqiptar u prit mirë nga publiku dhe solli emocione të forta gjatë garës europiane.
Pjesëmarrja në Eurovision ishte një nga eksperiencat më të mëdha të karrierës së Alisit deri më tani.
Pas përfundimit të aventurës në skenën e Eurovisionit, ai ka reaguar emocionalisht në rrjetet sociale, falënderuar ata që e mbështetën në këtë rrugëtim të rëndësishëm.
Alis shprehet: ‘Faleminderit për mbështetjen, dashurinë, votat dhe fjalët tuaja që ma ktheu këtë eksperiencë në diçka që do ta mbaj gjithmonë në zemër.’





