Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një person që dyshohet për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit të shihur në fotografi.
Qytetarët janë lutur të kontaktojnë policinë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com për çdo informacion relevant.




