Shkurte Fejza: Takimi emocionues me Bill Clinton dhe falënderimi për rolin historik në Kosovë

Shkurte Fejza ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale pas takimit që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Këngëtarja e njohur shqiptare e cilësoi këtë takim si një moment të veçantë mirënjohjeje për rolin historik që Clinton pati për Kosovën në periudhën më të vështirë të popullit shqiptar.

Në postimin e saj, Fejza falënderoi gjithashtu shqiptarët e Amerikës për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës ndër vite, duke i quajtur ata ‘zemra e gjallë e shqiptarizmës’.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *