Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është udhëtuar sot për në Itali për të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Mesdhetare ‘Taranto 2026’.
Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen që Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, organizon për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në Lojëra.
Kosova përfaqësohet me 163 sportistë në 17 sporte individuale dhe 4 sporte ekipore, duke u bërë numri më i madh në historinë e saj përfaqësuese në Lojërat Mesdhetare.
Edicioni i Tarantos ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se edicioni i ardhshëm do të mbahet në Prishtinë më 2030.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





