Presidenti i Serbisë kërkon nga NATO të mos hapë urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përmes së cilës ka kërkuar që Aleanca të mos lejojë hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vuçiqi e ka paraqitur hapjen e urës si rrezik për sigurinë e serbëve në veri të Kosovës dhe ka pretenduar se kjo do të krijonte kushte të shkëlqyera për llogaridhënien përfundimtare me popullsinë serbe në veri.

Ai gjithashtu ka denoncuar persekutimin dhe terrorin ndaj serbëve në Kosovë duke theksuar rastet e sulmeve me motive etnike dhe arrestimet e serbëve.


- Advertisement -

Presidenti serb ka përmendur se çështja e urës mbi Ibër ka qenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi dhe se nuk është arritur një marrëveshje për hapjen e saj.

Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të vazhdojë luftën politike lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe ka kërkuar që terrori ndaj popullsisë serbe të ndalet.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *