Albulena Haxhiu: Strategji Shtetërore Pas Vendimit të Gjykatës për UÇK-në

Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit dhe aktualisht ushtruese e detyrës së Presidentit, në një intervistë për RTV Dukagjini, ka theksuar se duhet të përqendrohemi në përgatitjen për akuzat që mund të bien për ndërmarrje të përbashkët kriminale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Sepse kjo në thelb prek UÇK-në”, theksoi ajo.

Ajo vazhdoi duke shprehur se pas këtij vendimi të gjykatës, “është shumë e rëndësishme të ketë një strategji shtetërore”.

Duke komentuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale, Haxhiu e quajti atë të padrejtë dhe një barrë të rëndë për Kosovën, sidomos për familjet dhe fëmijët që janë rritur gjatë kësaj periudhe. “UÇK-ja është formuar për shkak të shtypjes, represionit, dhunës, vrasjeve, dëbimeve dhe helmimeve që kanë ndodhur para luftës.


- Advertisement -

Shumë prej nesh kemi qenë në moshë të re, por jo aq të re sa të mos e mbajmë mend periudhën e vështirë nëpër të cilën kemi kaluar”, shprehu ajo.

Haxhiu theksoi se ky vendim e prek edhe personalisht, duke përmendur se babai, bashkëshorti dhe familjarë të bashkëshortit të saj kanë qenë pjesë e UÇK-së. “E vlerësoj si një vendim të padrejtë, si një vendim shumë të rëndë për Republikën e Kosovës. Çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale vazhdon të mbetet shqetësim serioz.

Ne nuk e dimë cili do të jetë qëndrimi i Prokurorisë së Specializuar lidhur me akuzat që kanë rënë.

Prandaj, është shumë e rëndësishme të përgatitemi që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale”, përfundoi Haxhiu.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *