Albin Kurti: Familja dhe Çështjet Gjinore në Qendër të Politikës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pyetjeve të deputetit Eman Rrahmani i cili ngriti shqetësimet e tij lidhur me konceptet e familjes dhe ndërlidhjes së saj me ndërrimin e gjinisë.

Rrahmani në foltoren e Kuvendit ka prezantuar pyetjet e tij drejtuar kryeministrit Kurti duke thënë se si do të duket familja sipas konceptit të tij.

Kurti tha se çështjet e ngritura nga Rrahmani nuk janë çështje që i takojnë familjes, por janë çështje gjinore. “Është e qartë që kjo nuk ishte një pyetje, por një pyetësor.


- Advertisement -

Nuk kam se si t’iu përgjigjjem të gjitha këtyre çështjeve, por ajo që do të them është se në mandatin e kaluar dhe këtë mandat kemi ndërmarrë hapa të qartë dhe të matshëm për të vendosur familjen në qendër të politikbërjes shtetërore.

Këto masa përfaqësojnë ndryshim thelbësor në çasjen e shtetit ndaj familjes, nga një rol pasiv në mbështetje aktive për mbështetjen e saj, duke kontribuuar në ngritjen e natalitetit dhe përmirësimin e perspektives demografike të vendit.

Kemi nisur reformën e thellë të asistencës sociale e cila është në fazë të avancuar, kjo reformë synon eliminimin e padrejtësive, identifikimin e saktë të familjeve në nevojë dhe vendosjen e një sistemi që e mbështet realisht familjen. Çështjet që u adresuan këtu, nuk i konsideroj çështje të familjes, por çështje gjinore”, tha Kurti.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *