Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pyetjes së deputetes Ariana Musliu Shoshi rreth mosekzekutimit të pagës së 13-të për punëtorët e RTK-së.
Kurti tha se RTK është institucion i pavarur dhe se pagat e punëtorëve të saj nuk i ekzekuton Qeveria, por vet institucioni.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës mbështetet në ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.
RTK është institucion publik i pavarur, çështjet që lidhen me kompensimet rregullohen me rregullore të brendshme, ndërsa punonjësit e RTK-së nuk përfshihen në listën e përfituesve me vendimin e pagës së 13-të.





