Kuvendi i Kosovës ka votuar me 103 vota për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu shprehet se ky unitet mund të çojë drejt zgjedhjeve të reja për presidentin. ‘Me mujtë me zgjedhë edhe presidentin, me 103 vota, me shfrytëzu rastin me këtë unitet të jashtëzakonshëm të Kuvendit të Kosovës.’ – tha Haxhiu duke qeshur.
Bordi i Paqes është nismë e presidentit amerikan, Donald Trump, për zgjidhjen e konflikteve në botë, ku ndër themelueset ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.





