Albin Kurti vlerëson kontributin e Rexhep Qosjës në formimin kombëtar të shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lart figurën e akademikut Rexhep Qosja në mbledhjen komemorative të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

Kurti theksoi se vepra e Qosjes përbën një nga arritjet më të rëndësishme të mendimit kritik dhe kulturës shqiptare, duke e cilësuar atë si një intelektual publik që ndikoi në formimin e brezave të tërë. “Studimet e tij për Rilindësit, sidomos vepra “Porosia e Madhe”, kushtuar poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit, apo studimet për Asdrenin e të tjera, ndihmuan jashtëzakonisht shumë në formimin kombëtar të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi.

Studimet e Rexhep Qosjes dhe të kolegëve të tij për gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin shqiptar, përgatiten dy breza të shqiptarëve për përballjen politike dhe shoqërore që do të vinte në dekadat 1980 e më pas 1990, për mbrojtjen e të drejtave dhe të dinjitetit kombëtar”, shkruhet ndër tjerash në fjalimin e tij.


- Advertisement -

Ai shtoi se Qosja ishte zë i fuqishëm në mbrojtje të identitetit kombëtar, shtetësisë së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme në fushën e kulturës, historisë dhe letërsisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *