Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se sot, më 24 prill, do të shpallet vendimi për rastin ‘Banjska’ nën masa të shtuara sigurie.
Seanca për shpalljen e vendimit pritet të fillojë në orën 15:00, me autoritetet që kanë vendosur masa të rrepta sigurie për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Makismoviq.





