Kryeministri në detyrë, Albin Kurti së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vizituar familjarët e heronjve, duke filluar nga Afrim Bunjaku, polic i cili mbeti i vrarë në sulmin terrorist të Banjskës.
Kurti gjatë ditës së sotme bëri homazhe në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë.
Rreshteri Afrim Bunjaku u vra heroikisht në krye të detyrës në sulmin e Banjskës më 24 shtator të vitit 2023.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





