Gazetarët zviceranë në Kosovë për të raportuar mbi turistët nga Zvicra

Dy gazetare zvicerane të portalit të madh “20 Minuten” janë në Kosovë për të raportuar mbi shqiptarët e Zvicrës që kanë ardhur për pushime në atdhe.

Gazetari Enver Robelli ka bërë të ditur se gazetaret kanë kaluar disa ditë në Gjilan dhe tani janë në Prishtinë për të vazhduar raportimin e tyre.

Ata po mbajnë një ditari digjital për të ndarë përshtypjet e tyre nga qëndrimi në Kosovë.


- Advertisement -

Qytetarët i kanë ofruar ndihmë dhe kujdes gjatë qëndrimit të tyre, duke mos i lejuar të paguajnë për konsumimet e tyre.

Gazetaret do të vazhdojnë aventurën e tyre në Kosovë edhe në ditët në vijim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -