Alba Pollozhani ka kaluar përballë një pyetje interesante gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, ku u rikthye në kujtesë një deklaratë e saj e bërë kur ishte në Big Brother.
Gazetari e shoqëroi bisedën me humor duke thënë: “Prisja të vije me shami”, duke iu referuar asaj që Alba kishte thënë më parë se do të mbulohej dhe do t’i kushtonte më shumë vëmendje fesë islame.
Pollozhani iu përgjigj me të njëjtin ton, duke bërë edhe një batutë për veshjen e saj. “Pse, a nuk është shami kjo?
Blici e bën efektin e vet, se kështu më e mbuluar duket”, tha ajo.
Deklarata e saj në Big Brother, ku foli për vendimin për t’u mbuluar, ka tërhequr shumë vëmendje dhe vazhdon të diskutohet edhe sot.
Me këtë përgjigje, Alba zgjodhi ta trajtojë situatën me humor, pasi nuk arriti ta mbajë premtimin e saj.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





