Vesa Smolica Flet për Lidhjen me Familjen Hila dhe Skandalin e Kompozitorit Adrian Hila

Këngëtarja Vesa Smolica ka ndarë publikisht mendimet e saja lidhur me marrëdhënien me familjen Hila, në një moment kur emri i kompozitorit Adrian Hila është bërë pjesë e një skandali që ka tërhequr vëmendjen e madhe në publik.

Në një intervistë për Kosova Today, Vesa tregoi se e njeh familjen Hila që nga mosha 12-vjeçare, kur mori pjesë në programin “Gjeniu i Vogël”.

Ajo nënvizoi se gjatë asaj periudhe udhëtonte nga Gjakova në Tiranë me prindërit e saj për të marrë pjesë në show. “Unë e njoh familjen Hila prej moshës 12-vjeçare, kur kam marrë pjesë te ‘Gjeniu i Vogël’.


- Advertisement -

Kam qenë një prej fëmijëve fenomen, sepse kam pasur zërin më të pjekur.

Për katër muaj kam bërë rrugë Gjakovë-Tiranë bashkë me prindërit e mi”, u shpreh këngëtarja.

Ajo theksoi se, për shkak se familja e saj nuk kishte mundësi ta dërgonte çdo javë në Tiranë, prindërit e saj u lidhën me organizatorët dhe me gruan e Adrian Hilës, Klaudian.

Sipas saj, ajo u pranua të qëndronte në shtëpinë e familjes Hila për rreth katër muaj.

Duke iu referuar reagimeve të mëparshme, Vesa sqaroi se nuk kishte pasur qëllim të komentonte apo të shfrytëzonte skandalin, por të shprehte mirënjohjen e saj për familjen që e kishte ndihmuar në një periudhë të rëndësishme të jetës së saj. “Në reagimin tim nuk e kam përmendur skandalin, as nuk e kam shfrytëzuar.

Unë e kam njohur dhe kam dashur të ndaj mirënjohje për atë familje.

Një privatësi që është bërë spektakël publik.

Kam dashur të lartësoj gratë e asaj familjeje që i kam njohur nga afër, me tregu mirënjohje”, tha ajo.

Vesa theksoi se komunikimi me Adrianin ka qenë më shumë në aspektin profesional, edhe pse ka pasur kontakt me gruan e tij gjatë kohës që ka qëndruar në familjen e tyre. “Me Adin kam pasur më shumë komunikim profesional, kam folur më shumë për pjesën profesionale.

Sa i përket Klaudias, kam qenë gjithë kohën në mbikëqyrjen e saj”, shprehu ajo.

Në fund, Smolica u distancua nga çdo koment mbi ngjarjen, duke theksuar se nuk ka parë asgjë personalisht dhe se për këtë çështje duhet të flasin organet kompetente.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -