Aktorja Xhejlane Tërbunja, autore e emisionit të humorit “Veç Kesh”, në një intervistë në “Shok Podcast” ka kritikuar hapur televizionet në Kosovë, duke shprehur zhgënjim për mungesën e profesionalizmit dhe sugjeruar mbylljen e disa prej tyre.
Tërbunja theksoi se moderatorët nuk kanë kushtet e duhura për të realizuar një intervistë si duhet dhe se do të shkurtohej numri i televizioneve aktive në vend për të përmirësuar nivelin.
Aktorja gjithashtu u shpreh se ka budallallëk pa fund në emisione, si para ashtu edhe prapa kamerës.





