Parlamenti i Greqisë miraton heqjen e imunitetit për 13 deputetë për skandalin me fondet bujqësore

Në një votim me shumicë, Parlamenti i Greqisë ka miratuar heqjen e imunitetit për 13 deputetët e përfshirë në skandalin me fondet bujqësore.

Në total, 288 deputetë morën pjesë në votim, ndërsa 9 ishin të munguar.

Për secilin prej 13 rasteve, votat “pro” varionin nga 285 në 287, ndërsa votat “kundër” ishin vetëm 2.


- Advertisement -

Të dhënat tregojnë se të paktën 10 nga 13 deputetët e përmendur votuan për heqjen e tyre imunitetit, si dhe të kolegëve të tyre.

Gjatë debatit para votimit, të gjithë deputetët kërkuan nga Kuvendi të votojë pro heqjes së imunitetit, duke theksuar se dëshirojnë të provojnë pafajësinë e tyre para drejtësisë së zakonshme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *