Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar Athinën, ku është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ky i fundit u shpreh se e mbështesin Shqipërinë në rrugën e vështirë drejt Bashkimit Evropian.
Shefi i qeverisë shqiptare foli për një dokument të përbashkët partneriteti për t’i dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve dypalëshe.
Rama gjithashtu përmendi edhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.





