Aktori Paul Wesley martohet me modelen Natalie Kuckenburg: Detajet e ceremonisë dhe sekreti i lidhjes së tyre

Aktori Paul Wesley, i njohur për rolin e Stefan Salvatore në serialin “The Vampire Diaries”, është martuar me partneren e tij prej disa vitesh, modelen Natalie Kuckenburg. Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni intime, ndërsa lajmin e bukur e konfirmoi vetë Natalie përmes disa fotografive të publikuara në Instagram.

Wesley u shfaq me një kostum klasik blu të errët, teksa nusja zgjodhi një fustan elegant mëndafshi të dizajneres Galia Lahav.

Paul Wesley dhe Natalie Kuckenburg e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2022, ndërsa një vit më vonë shpallën fejesën.


- Advertisement -

Aktori ka treguar më herët se propozimin për martesë e bëri në të njëjtin hotel ku kishin pasur takimin e tyre të parë. 43-vjeçari, për të cilin kjo është martesa e tretë, ka thënë se sekreti i marrëdhënies së tyre është humori.

Sipas tij, ai dhe Natalie qeshin vazhdimisht së bashku dhe kjo është një nga arsyet kryesore që i ka mbajtur të bashkuar.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *