Filmi ‘Michael’ është bërë filmi më i suksesshëm në historinë e Lionsgate dhe i pari i kësaj studioje që ka kaluar kufirin e 1 miliard dollarëve, që është rreth 876 milionë.
Para këtij filmi, rekordet e Lionsgate i mbanin ‘The Hunger Games: Catching Fire’ me rreth 758 milionë euro dhe ‘The Twilight Saga: Breaking Dawn – Part 2’ me rreth 745 milionë euro. ‘Michael’ është një nga filmat e rrallë që kanë kaluar kufirin e 876 milionë eurove në vitin 2026.
Filmi është drejtuar nga Antoine Fuqua dhe tregon jetën e Michael Jackson, nga periudha me grupin Jackson 5 deri te ngritja e tij si ‘Mbreti i Popit’.
Rolin kryesor e luan Jaafar Jackson, kushëriri i këngëtarit, derisa Colman Domingo dhe Nia Long interpretojnë prindërit e tij, Joe dhe Katherine.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





