Për shumë fëmijë romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Kosovë, pabarazia në arsim nis para se të hyjnë në klasën e parë.
Aktivistët dhe ekspertët thonë se mungesa e qasjes në edukimin e hershëm ua vështirëson fillimin e shkollimit dhe mund të ndikojë në gjithë rrugëtimin e tyre arsimor. ‘Leximi do t’ju çojë gjithkund’, shkruan në murin e dhomës ku dhjetëra fëmijë të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian shkojnë çdo ditë.
Për një të ardhme më të ndritur e shumëngjyrëshe, si dhoma në të cilën luajnë, për ta është hapur një qendër që ua ofron shërbimet e arsimit parashkollor…
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





