Aktgjykimi i rastit të ndjekur nga reagimet publike në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykimi për rastin që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Sipas vendimit të gjykatës, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burg për përfshirjen e tij në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas shpalljes së vendimit ka reaguar edhe këngëtari shqiptar Gold Ag, i cili përmes një postimi në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me dënimet e shqiptuara dhe aspektin moral të çështjes. “Në këtë botë u munduat të arsyetoheni, e kam bërë se kam bërë.


- Advertisement -

Po ky burg i përjetshëm kalon! Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit, atje ku s’ka avokat as prokuror, atje ky Gjykatësi suprem është ZOTI FUQIPLOTË?!

Zoti e mëshiroftë Liridonën, prindërit, fëmijët e familjen i bashkoftë me të në Xhenet.

Të lumtë gjyqtare Fatime Dermaku”, shkroi ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *