Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Librazhd, kur një 65-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet duke kaluar rrugën.
Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por, për fat të keq, ka mbërritur pa shenja jete.
Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është në pyetje për dinamikën e ngjarjes.





