Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani sot ka qëndruar në Rahovec, nga ku tha se bashkimi është themeli i çdo fitoreje të madhe.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se vetëm një popull i bashkuar është më i fortë se çdo pengesë. ‘Bashkimi është themeli i çdo fitoreje të madhe.
Vetëm një popull i bashkuar është më i fortë se çdo pengesë.
Këtë e dëgjuam sot ne Ratkoc të Rahovecit, e këtë po e dëgjojmë anekënd Kosovës,’ ka shkruar Osmani.





