Altin Krasniqi përgjigjet Donika Gërvallës: ‘Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së’

Pas deklaratës së ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar edhe djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, i cili njëherësh është edhe kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.

Gërvalla ka thënë sonte se e respekton deklaratën e bashkëpartiakun të saj, Fatos Geci se “shpreson që Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm në Hagë”.

Altin Krasniqi ka thënë se Donika Gërvalla e dëshiron dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. “Ti, Donikë, jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi.


- Advertisement -

Epilogun e kësaj gjykate unë nuk e di.

Di vetëm se besoj në drejtësi, e nëse drejtësia ekziston, babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha kanë me u kthy.”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se janë dy anë të historisë, derisa sipas tij, në anën e errët do të jetë Donika Gërvalla. “Janë dy anë të historisë: ajo ana e bardhë dhe e ndritur, në të cilën babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha, kanë me jetu përjetësisht me lavdinë më të madhe që mundet me e pasë njeriu; atë të heroit dhe të çlirimtarit.

Po është edhe ana e errët e historisë, ana e zezë apo schëarz; aty, kokëulur, ti ki me jetu gjatë.”. ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *