Një tragjedi ka ndodhur në Itali, kur një furgon frigorifer u përplas me një kamion në komunën e Cormons.
Drejtuesi i furgonit, 48-vjeçar, humbi jetën në vend, ndërsa drejtuesi i kamionit, shtetas shqiptar, është i lënduar rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Cattinara.
Ngjarja ndodhi në rrugën Variante 306, në zonën e Mariano del Friuli.





