Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, vazhdon të deklarojë se ShBA-ja do të bëjë çmos që Irani të mos ketë asnjëherë një armë bërthamore.
Ai preferon që kjo të bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje të udhëhequr nga Zëvendëspresidenti JD Vance dhe ekipi i negociatorëve, por nuk përjashton mundësinë e veprimeve të forta.
Hegseth i këshillon regjimin iranian të zgjidhë situatën me mençuri, ndryshe do të përballojë bllokadë dhe sulme ndaj infrastrukturës së tyre.
Këtë raporton BBC, përmes transmetimit të Klankosova.tv.





