Agim Bahtiri emërohet anëtar në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka njoftuar se partia e tij e ka zgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. “Me propozimin e Grupit Parlamentar të LVV-së dhe me miratimin e Kuvendit, në këtë legjislaturë do të shërbej si anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Bahtiri theksoi se kjo përgjegjësi iu ngarkua për shkak të qëndrimeve dhe besnikërisë së tij ndaj shtetit. “Përgjegjësitë shtetërore nuk kërkojnë zhurmë.

Kërkojnë qëndrim, besnikëri ndaj Republikës dhe punë të palëkundur.


- Advertisement -

Na priftë e mbara në punë të mbara!”, shkroi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *