Deputetja dhe këngëtarja Adelina Thaqi Meta ka dorëzuar deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, duke deklaruar një veturë BMW, angazhime si ligjëruese në Kolegjin UBT dhe trajnerja e vokalit në Hidden Records.
Në deklaratë, Thaqi Meta ka treguar për kreditën në Raiffeisen Bank, paratë e gatshme në bankë dhe të ardhurat vjetore nga shumë burime.





