Aktorja dhe deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.
Reagimi i Matoshit erdhi përmes një postimi të gjatë në Facebook, ku ajo i është kundërpërgjigjur Lushtakut me tone të forta dhe kritika të drejtpërdrejta.
Matoshi akuzoi Lushtakun për veprime të papranueshme në periudhën e luftës dhe menaxhimin e pasurisë.
Reagimi i saj u bë viral në rrjete sociale dhe opinionin publik.





