Protestat që po zhvillohen në Tiranë kanë ndikuar që nxënësit nga Kosova të mos realizojnë ekskurzionet e planifikuara.
Në komunat ku nxënësit ende nuk janë nisur për shëtitje në Shqipëri, për shkak të tensioneve atje, ato tani për tani do të mbesin të pezulluara.
Kjo pas vendimit të Drejtorive të Arsimit në bashkëpunim me shkollat, të cilat vlerësuan se situata nuk ofron siguri.
Shumica e nxënësve e kanë pritur këtë vendim, megjithatë ka pasur edhe disa që nuk janë pajtuar me të.
Në Lipjan, u tha se ky vendim mund të rishikohet në rast se situata në Shqipëri përmirësohet.
Një veprim të ngjashëm ka ndërmarrë edhe Komuna e Prishtinës, e cila ka shtyrë shëtitjen e shkollës “Dr.
Ali Sokoli” dhe shkollave të tjera që ende nuk e kanë kryer këtë aktivitet.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
