Lutfi Dalipi ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyera në futbollin zviceran, duke shënuar golin e pestë këtë edicion në kampionat.
Sulmuesi 20-vjeçar realizoi golin e vetëm për Vaduzin në humbjen 2-1 ndaj Servettes, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Zvicrës.
Dalipi e gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 77-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e skuadrës, e cila u mposht në udhëtim.
Sulmuesi kosovar e përfundoi ndeshjen, njësoj si bashkëkombësi i tij Liridon Berisha, që gjithashtu luajti për Vaduzin.
Ndërkohë, portieri Leo Besson qëndroi në bankën rezervë te Servette.
