temp image 251 temp image 251 scaled

Përplasje mes Nichit dhe Fuegos në Big Brother VIP Kosova 5

- Advertisement -

Një tjetër përplasje mes reperëve Nichi dhe Fuego ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku këtë herë në debat është përfshirë edhe emri i reperit Fero.

Gjatë një diskutimi, Nichi e ka provokuar drejtpërdrejt Fuegon, duke i përmendur raportet e dikurshme me Feron dhe duke pretenduar se ky i fundit ka fshirë një diss për t’u pajtuar me të, por pajtimi nuk ka ndodhur. “Mos e thirr Feron, shuj se ta thirri Feron.

E ka fshirë diss-in që të pajtohet me Feron, por nuk është pajtuar ai.

I dobët je”, i tha Nichi.

Fuego nuk ka qëndruar i heshtur, por i është kundërpërgjigjur duke e sfiduar Nichin që të bashkohet me Feron për të shkruar një tekst muzikor. “Bëhuni bashkë, ju bashkë edhe një tekst s’mundeni me shkru.

Për këtë sport nuk ki më baba.

Ty edhe atë në krah i mbaj, të dyve bashkë.

Eja provoje”, ia ktheu Fuego.

Përmendja e Feros nuk është e rastësishme, pasi ai dhe Fuego dikur kanë qenë pjesë e të njëjtit label, por më vonë raportet mes tyre janë prishur.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -