temp image 342 temp image 342 scaled

Ariana Grande Kthehet në Qendër të Vëmendjes me Rikthimin e Romancës së Saj

- Advertisement -

Ariana Grande u rikthye në qendër të vëmendjes të mërkurën, duke marrë pjesë në premierën në New York të filmit “Focker-In-Law”, pjesa e katërt e serisë “Meet the Parents”.

Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq me partnerin e saj, Ricky Alvarez, 35 vjeç. Çifti u fotografua duke shkëmbyer momente të afërta dhe duke mbajtur duar, duke konfirmuar kështu rikthimin e romancës së tyre.

Grande dhe Alvarez kishin qenë në një lidhje nga viti 2015 deri në vitin 2016, pasi ishin njohur kur ai punonte si balerin në performancat e saj.

Ata thuhet se e rifilluan lidhjen në qershor, pas ndarjes së këngëtares nga aktori Ethan Slater.

Për këtë paraqitje, Grande zgjodhi një fustan të bardhë me pjesën e sipërme të ngushtë dhe fund të gjatë.

Pamjen e plotësoi me grim në nuanca rozë, vathë diamanti dhe flokë të mbledhur në një bisht të ulët.

Ndërsa Alvarez u paraqit me xhaketë të zezë, këmishë të bardhë dhe xhinse blu.

Rikthimi i saj në tapetin e kuq vjen vetëm pak muaj pasi Grande kishte paralajmëruar një pauzë nga paraqitjet publike, pas përfundimit të turneut “Eternal Sunshine” në shtator.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -