Këngëtari Labinot Rexha ka bërë një reagim publik në lidhje me ish-bashkëbanoren e tij nga ‘Big Brother VIP Kosova 4’, Benita Zenën, duke rikthyer në vëmendje përplasjet mes tyre që vazhdojnë edhe pas përfundimit të spektaklit.
Në një postim në InstaStory, Rexha i është drejtuar drejtpërdrejt Benitës, duke bërë një krahasim mes ngjarjeve politike në Kosovë dhe garës që ata zhvilluan në edicionin e kaluar të reality show-t.
Ai përmendi fitoren e Albin Kurtit në zgjedhje, duke e lidhur atë me triumfin e Elijona Binakut në BBVK 4, duke theksuar se vendimi i publikut duhet të respektohet, pavarësisht preferencave personale. “Po ta them një gjë: Boll kanë tentuar politikanë të ndryshëm ta rrëzojnë Albin Kurtin, por në fund ai fitoi 51 për qind të votave.
Kjo tregon se vendimin përfundimtar e merr populli, jo dëshira e kundërshtarëve”, ka shkruar ai, duke iu drejtuar Benitës.
Më tej, këngëtari e ka lidhur këtë shembull me eksperiencën e tyre në BBVK, duke pranuar se të dy kishin bërë përpjekje gjatë garës, por në fund ishte Elijona ajo që arriti të fitonte. “Edhe ne të dy jemi munduar shumë, por Elijona na fitoi.
Dhe duhet ta pranojmë një të vërtetë: njeriu që është i drejtë duhet t’ia zgjasë dorën atij që e do publiku, edhe kur nuk është rezultati që ka dëshiruar vetë”, ka deklaruar Rexha.
Ai ka theksuar se nuk ka asgjë kundër Elijonës dhe se mbështetja që ajo ka marrë nga publiku duhet respektuar. “Në fund, publiku është sovrani.
Ne mund të bëjmë lojë, mund të krijojmë debate dhe emocione, por votën e publikut duhet ta respektojmë gjithmonë”, ka përfunduar këngëtari në reagimin e tij.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




