Një debat i fuqishëm ka shpërthyer mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Akil Varfit, ku përplasja mes tyre ka eskaluar deri në ofendime të ashpra dhe përmendje të familjarëve.
Gjatë diskutimit, Zoja nuk ka hezituar të përdorë fjalë të rënda ndaj Akilit, duke e quajtur ‘njeri të dështuar’ dhe ‘injorant të fëlliqur’.
Nga ana tjetër, Akili ka reaguar me të njëjtën monedhë, duke i thënë se e di shumë mirë se kush është dhe sa respekt ka për veten. “E di kush je, e di sa respekt ke për veten.
Nuk ke tru.
Eskaloj shumë më keq, sa do të pendohesh.
Familjen nuk ma përmend askush”, i është drejtuar ai Zojës.
Përplasja ka marrë edhe më shumë intensitet kur tema e familjes është përfshirë, me Akilin që ka bërë të qartë se nuk pranon që familjarët e tij të bëhen pjesë e diskutimeve brenda shtëpisë.
Kjo përballje ka rritur tensionet mes banorëve, duke e kthyer debatin në një nga momentet më të ashpra të fundit në shtëpinë e BBVK 5.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




