Filmi “Sakrifica” u shfaq premierë në Cineplexx, një produksion i realizuar nga dy aktorët e njohur, Halil Budakova dhe Merita Budakova.
Ky film, me skenar nga Merita Budakova, trajton një histori nga lufta e Kosovës, përkatësisht sakrificën e një familjeje shqiptare gjatë luftës së vitit 1999. “Ne me të vërtetë kemi sakrifikuar shumë për me e sjellë këtë film për publikun.
Mendoj që ia ka vlejtë për me pru një histori, me pa gjeneratat se çka ka ndodhë në të vërtetë në luftën e Kosovës.
Në këtë flitet për sakrificën e një familje të tërë, ngjarja bazohet në ngjarje të vërteta, jo me të përcaktume.” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




