temp image 878 temp image 878

Ministrja Kusari-Lila Diskuton për Mundësitë e Bashkëpunimit Ekonomik me Portugali

- Advertisement -

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka realizuar dy takime të veçanta me Sekretarin e Shtetit për Ekonominë e Portugalisë, João Rui Ferreira, dhe drejtoreshën e Agjencisë Portugeze për Tregti dhe Investime, Ana Casaca.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Portugalisë.

Takimet janë mbajtur online për shkak të motit të keq në Lisbonë. “Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë në proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe diskutuam për zgjerimin e partneritetit në tregti, investime, zhvillim industrial dhe promovim të eksporteve,” ka theksuar Kusari-Lila.

Ministrja theksoi se është kushtuar vëmendje e veçantë bashkëpunimit ndërmjet agjencive të të dy vendeve dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset. “Diskutuam gjithashtu mundësinë e një marrëveshje bilaterale ekonomike, organizimin e një Forumi të Biznesit Kosovë–Portugali në Prishtinë si dhe krijimin e një linje të drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, që do të lehtësonte lidhjet mes dy vendeve,” ka shtuar ajo.

Kusari-Lila njoftoi se takimet do të vazhdojnë nesër gjatë aktiviteteve të Web Summit, me qëllim që partneriteti politik dhe diplomatik ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë të thellohet edhe në aspektin ekonomik.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -