temp image 317 temp image 317

Ministri Ferit Hoxha në Budapest: Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së

- Advertisement -

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit nga homologia e tij hungareze, Anita Orban.

Takimi kishte në qendër të tij rrugëtimin evropian të Shqipërisë, ku Hoxha vlerësoi mbështetje të vazhdueshme nga ana e Hungarisë.

Ai theksoi se Shqipëria ndodhet në fazën më vendimtare të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Ka diçka veçanërisht të vlefshme në diskutimin për zgjerimin me vende që e kanë përshkuar vetë këtë rrugë.

Ato e dinë çfarë kërkon ky proces, por dinë edhe çfarë sjell ai.

Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën më vendimtare të negociatave të saj për anëtarësimin në BE.” Hoxha gjithashtu deklaroi se objektivi i shtetit shqiptar është përmbyllja e pjesës teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. “Ambicia jonë, siç pasqyrohet tashmë edhe në udhërrëfyesin e Komisionit, është e qartë: të bëjmë punën, të çojmë përpara reformat dhe të përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027.

Ndërsa ecim përpara në këtë fazë kërkuese, jemi të kënaqur që mund të mbështetemi në përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë,” përfundoi Hoxha.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -