temp image 819 temp image 819

Komunikimi mes PDK-së dhe LVV-së: Vlora Çitaku flet për mbështetje dhe financim

- Advertisement -

Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në një intervistë ka diskutuar për rastin e apelimit të verdiktit të shkallës së parë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo theksoi se mënyra e komunikimit me LVV-në ka ndryshuar, duke konfirmuar se deklaratat e saj për këtë parti vazhdojnë të mbesin të njëjta. “Nuk do të ishte korrekte nga ana ime që sot të them që nuk kemi një komunikim dhe një vetëdije tjetër, edhe nga ana e eksponentëve të LVV-së, të zyrtarëve më të lartë të saj.

Janë një varg vendimesh që janë marrë në Komision.

Jemi zotuar në konfidencialitet, shumë gjëra s’mund t’i themi publikisht,” tha Çitaku.

Ajo vazhdoi duke u shprehur se financimi është siguruar dhe se kjo është një punë e kryer. “Nuk mund të flas për shuma, por gjithçka që është kërkuar nga mbrojtja… më duket se ka qenë rreth 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë, aq ka qenë kërkesa e ekipeve të mbrojtjes, dhe aq janë ndarë, ndonëse rregullorja e miratuar nga Ministria e Drejtësisë ka paraparë një shumë pothuajse përgjysmë më të vogël.

Por, janë ndërmarrë masat dhe vendimi është marrë.

Jemi të kënaqur me këtë pjesë,” deklaroi ajo. Çitaku përmendi se “Aleanca na ka mbështetur pa asnjë kusht.

Pa asnjë kusht.

Na ka mbështet në çdo përpjekje.

E di që ata nuk e kanë bërë për ne, e kanë ditë se kjo nuk është për PDK-në, është për një vlerë shumë më të madhe pjesë e së cilës kanë qenë edhe ata vetë”.

Ajo përfundoi duke thënë se ende nuk i ka takuar ish-krerët e UÇK-së pas verdiktit, por theksoi se shumë shpejt do të bëjë një takim të tillë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -