temp image 822 temp image 822

Kritika ndaj Aktgjykimit të Gjykatës Speciale nga Vlora Çitaku

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shprehur kritika të forta ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, duke i hedhur dyshime trajtimit të materialeve që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor.

Në një prononcim për Klan Kosova, Çitaku theksoi se nga gjithsej 2,040 faqe të aktgjykimit, vetëm në dy paragrafë, sipas saj, janë referuar provave dhe dëshmitarëve të mbrojtjes. “Nga 2040 faqe aktgjykim, vetëm në dy paragrafë aktgjykimi i referohet provave ose dëshmitarëve të mbrojtjes.

Imagjinojeni, kjo Gjykatë ka pranuar 2536 prova dhe dëshmi (nga shteti serb, nga prokuroria e Serbisë, nga Shërbimet Sekrete Serbe, Ministria e Drejtësisë së Serbisë), në ndërkohë që i ka cilësuar si të papranueshme dëshmitë dhe provat e ofruara nga Komandanti i NATO-s, nga diplomatë e ushtarakë evropianë e amerikanë…”, tha mes tjerash Çitaku.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -