temp image 825 temp image 825

Rrustem Mustafa: Bashkëpunimi mes PDK-së dhe VV-së për një stabilitet më të madh politik

- Advertisement -

Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka diskutuar mbi idenë e bashkëpunimit politik ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka zbuluar se për këtë nismë ka gjetur mbështetje nga figura të rëndësishme të të dyja partive, përfshirë kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Mustafa theksoi se kishte zhvilluar takime me përfaqësues të të dy subjekteve politike, ku Kurti kishte treguar gatishmërinë për të dëgjuar propozimin dhe diskutuar mundësitë e bashkëpunimit. “E kam filluar idenë dhe kemi gjetur përkrahje nga akterë të rëndësishëm politikë nga të dyja partitë, PDK dhe VV.

Nga akterët kryesorë, edhe nga z.

Kurti.

Ai ka gjetur kohë me dëgju dhe nuk është që nuk ka qenë i interesuar për mundësi,” ka deklaruar Mustafa në Klan Kosova.

Ai theksoi se takimet me përfaqësuesit e të dyja partive janë zhvilluar edhe me persona të tjerë, duke shpjeguar se pas vendimit kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mundësitë e bashkëpunimit ishin kufizuar në çështje të caktuara. “Tani këto janë publike që ne jemi takuar, jemi takuar edhe me të tjerë.

Ka ardhur vendimi kundër bashkëluftëtarëve tanë, ashtu qysh i erdhi i papritur, dhe ne i kemi kufizuar mundësitë në bashkëpunim ekskluzivisht për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, mbrojtjen e UÇK-së,” ka thënë ai.

Sipas Mustafës, diskutimet me Lëvizjen Vetëvendosje përfshinin mundësinë e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit dhe hartimin e një strategjie shtetërore në mbështetje të interesave të UÇK-së, pas vendimit të rëndë ndaj ish-krerëve të saj. “Kemi folur brenda këtyre kornizave dhe VV ka pranuar që të bëjmë marrëveshjen për president, gjithashtu edhe të ndërtojmë strategjinë shtetërore për t’i ardhur në ndihmë interesave të UÇK-së pas një dënimi të pamerituar, që ishte shumë i rëndë,” ka deklaruar Mustafa.

Ai ka vlerësuar se ky bashkëpunim krijon mundësi për një situatë më stabile politike dhe funksionalizimin e institucioneve. “Ka filluar ky bashkëpunim dhe janë mundësitë.

Ligji ka kaluar në Kuvend dhe nga një gjendje që ishte jostabile më 6 tetor, kaluam në një kohë më stabile, prodhuam kohë më të qetë dhe filluam funksionimin e Qeverisë,” ka thënë ndër të tjera Rrustem Mustafa.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -