Ligji i ri për Specialen, i hartuar nga një grup ekspertësh të PDK-së, u kthye mbrapsht nga Presidentja Justina Shiroka-Pula.
U.D. e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar se ky ligj do të rikthehet në Kuvend më së voni deri të hënën e javës së ardhshme. “Sot mund ta them me siguri të plotë se brenda pak ditësh, Ligji do të trajtohet për shqyrtim në Komisionin për Legjislacion dhe do të kthehet për votim në seancë plenare, dhe ligji do të kalojë – me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kemi dakordim të plotë për përmbajtjen e ligjit.
Kjo është arritur këto dy-tri ditët e fundit, por kanë qenë takime e negociata që kanë zgjatur me ditë”, theksoi Çitaku.
Për ndryshimin e Ligjit, ajo theksoi se “është punë në proces e sipër, dhe nuk ka asgjë të keqe këtu”. “Po kërkoj edhe pak ditë. Është vetëm edhe pak ditë mirëbesim.
Më së largu deri ditën e hënë”, potencoi Çitaku.
Edhe pse nuk deshi të japë detaje mbi përmbajtjen e Ligjit të ri, ajo theksoi se as thelbi, as qëllimi i ligjit – as nuk preket e as ndryshohet.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




